SUEDI- Në këtë video do shikoni momentin e tmerrshëm kur një person hidhet nga një ndërtesë 24-katëshe në Suedi. Themi e tmerrshme pasi këtij personi i bllokohet parashuta në momentin që bën kërcimin nga lartësia.

“Daily Mail” shkruan se aksidenti në ajër u fiksua nga një video amatore dhe më pas është e ngarkuar në internet, ku tregon personin që hidhet nga ndërtesa e lartë 246 metra në kryeqytetin Stokholm.
Megjithatë ky person mund të konsiderohet fatlum pasi pavarësisht goditjeve që ka pësuar kur ran ë asphalt ka mundur të mbijetojë.

Personi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur u dërgua në spital, ku u trajtua për lëndime serioze, por nuk ka rrezik për jetën, raportoi Dagens Nyheter.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: