Duket se pjesëmarrja në Kupat e Europës në sezonin e ardhshëm ka infektuar me fenomenin e tolerimeve dhe marrëveshjeve edhe kampionatin e futbollit të Kosovës. Në ndeshjen e sotme mes Trepçës dhe Besës, skuadra që luftonte për mbijetesë ka fituar me shifrat 3-1. Mënyra se si janë shënuar këto gola tregojnë qartësisht mungesën e impenjimit të skuadrës së qytetit të Pejës.

Në fakt, që nga mesjava flitej për një akord mes palëve, pas barazimit 2-2 mes këtyre dy skuadrave në Kupën e Kosovës. Tifozët dhe mediat kosovare aludojnë prej disa ditësh për akordin që i mundëson Besës të shkojë në finale për të synuar pjesëmarrjen në Europë nëpërmjet Kupës, ndërsa Trepça merrte si këmbim pikët në kampionat ku lufton për mbijetesë.

Rezultatet e sotme

Besa-Trepça 1-3

Gjilani-Hajvalia 3-0

Llapi-Drita 2-0

Trepça ’89-Liria 2-0



(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb