FRANCE- Pavarësisht se ende ndodhet në Francë ku është i detyruar që të paraqitet dy herë në javë në policinë vendase, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përfituar për të qëndruar pak me mbështetësit e tij, ndërsa nuk ka nguruar që t’i falënderoj.

Haradinaj, i liruar me kusht nga gjykata franceze pasi ndenji disa ditë në izolim pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia në 2004-ën, në një video të publikuar në rrjetin social ‘Facebook’ të infokosova ka pohuar se pret lirimin dhe kthimin në Kosovë, pasi sipas tij nga kjo çështje nuk ka ngelur asgjë.

“Jam i kënaqur që ju pash. Edhe para se të shkoj, se shpresojmë se ka me u kryer kjo punë se s’ka ku shkon më. Doja t’i thoja një ‘Faleminderit’ të gjithëve. Ju falënderoj shumë për gjithçka, na priftë e mbara.”, shprehet mes mbështetësve të tij Haradinaj, ndërsa pi kafe dhe cigare.[fbvideo link=”https://www.facebook.com/infokosova/videos/10154411440368924/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: