Ish­-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka postuar një film në profilin e tij në “Facebook”, të bazuar në historinë e vërtetë të një familjeje shqiptare, por që ndoshta nuk është e vetmja. Filmi tregon për një djalë vetëm 7 vjeç që vrau aksidentalisht babain e tij me armën që ai e mbante në mënyrë të paligjshme. Ky postim i ish-ministrit Tahiri vjen si një vijim i nismës së iniciuar prej tij për dorëzimin vullnetar të armëve.

“Historia e vërtetë e një fëmije dhe babait që nuk jeton më, mësim për mos u përsëritur kurrë #Shqipëria pa armë”, shkruan Tahiri.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/saimir.tahiri/videos/10212833443811286/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: