Juventus ka mundur Milanin  me rezultatin 2 me 1 në një përballje me fund dramatik dhe mes shumë polemikash nga vendimet e gjyqtarit në fund . Kur ndeshja pritej të përfundonte në barazim, gjyqtari akordoi penallti për Juven të cilën shndërroi në gol Dybala. Golin vendasit e gjetën vetëm në minutën e gjashtë shtesë edhe pse gjyqtari kryesor akordoi vetëm katër minuta këtë sfidë.
Juventus e nis mbarë ndeshjen kur Benatia shënoi për 1-0 në minutën e 30-të, më pas Milan barayoi me Bacca në fund të pjesës së parë pas një asisti të Deulofeu. Me këtë fitore Juve arrin në kuotën e 70 pikëve duke qëndruar bindshëm në krye të Serie A, 11 pikë më shumë se Roma që nesër do të luajë ndaj Palermos në transfertë. Ndërkohë Milan mbetet në vendin e shtatë pas 28 javëve me 50 pikë të grumbulluara.
https://www.youtube.com/watch?v=zyk-iOcvtgE

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: