Ka përfunduar supersfida e javës së 12-të në Serinë A italiane midis Milanit dhe Juvnetusit e zhvilluar në “San Siro”. Aspak një ndeshje e mirë kjo për të besuarit e Gatuzos të cilët ndëshkohen që në minutën e 8-të nga Mario Manxukiç i cili u jep avantazhin bardhezinjve.

Ky është dhe rezultati i pjesës së parë, ku Higuian humbi dhe një 11 metërsh i cili mund të kishte ndryshuar rrjedhën e lojës. Ndërsa në pjesën e dytë kuqezinjtë nuk reagojnë si duhet ndërsa në 81-tën ndëshkohen me golin e dytë të shënuar nga Krisitano Ronaldo.

Ndërsa 3 minuta pas goli të Ronaldos, Gonzalo Higuain shkakton një faull duke marrë karton të verdhë, ndërsa duke vazhduar protestat, arbitri i drejton kartonin e kuq, duke e mbyllur kështu këtë natë në mënyrën më të keqe të mundshme.

FT| Milan-Juventus 0-2

84′ Higuain ndëshkohet me karton të kuq

 

81′ Ronaldo

Manxukiç 8′ 

PENALLTIA E HUMBUR NGA HIGUAIN:

Milan (4-4-2) – Donnarumma; Abate, Zapata, Romagnoli, Rodriguez; Suso, Kessie, Bakayoko, Calhanoglu; Castillejo, Higuain. Stol: Reina, Donnarumma, Calabria, Mauri, Borini, Bertolacci, Montolivo, Simic, Cutrone, Halilovic, Laxalt, Bellanova. Trajner: Gattuso.

Juventus (4-3-3) – Szczesny; Cancelo, Benatia, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Khedira; Dybala, Mandzukic, Cristiano Ronaldo. Stol: Pinsoglio, Perin, De Sciglio, Khedira, Douglas Costa, Barzagli, Kean, Bonucci, Rugani, Bernardeschi. Trajner: Allegri.

Capture

Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb