TIRANE- Një i ri ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka kanosur nënë dhe vëllain e tij. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se bëhet fjalë për Dritan Billën, banues në fshatin Zalt, Kashar, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Po ashtu, i riu ka qëlluar dhe me armë në ajër, ndërkohë që pistoleta është sekuestruar.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 02.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Dritan Billa, 25 vjeç , banues në fshatin Zalt, Kashar, i dënuar më parë për veprën penale “ Plagosje e rëndë me dashje”, pasi:

Rreth orës 16:30, në fshatin Zalt, në banesë, pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur nënën D.B.,61 vjeçe dhe vëllain F.B., 33 vjeç, si dhe ka qëlluar në ajër me armën e zjarrit pistoletë, duke prishur rendin e qetësinë, dhe më pas ështe larguar nga banesa me mjetin e tij.
arme54
Menjeherë nga ana e policisë janë organizuar shërbimet dhe nga informacionet e marra ne rrugë operative, është bërë e mundur që rreth orës 22:45, ky shtetas të kostatohej në lëvizje në lagjen Shkozë Tiranë me mjetin e tij ku menjëhere është bërë ndalimi i mjetit dhe arrestimi i shtetasit të lartpërmendur.

Pas kontrollit të ushtruar në mjet iu gjet dhe sekuestrua ne cilesinë e proves materiale:

• një armë zjarri pistolete model 54, me krèhër e dy fishekë.

Si dhe ne oborrin e baneses u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një gëzhoje model 54 e kalibrit 7.62.

Materialet për këtë shtetas i`u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municioni”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt, parashikuar nga nenet 84, 278, 274, dhe 291 të Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: