TIRANE- Ndërsa gjykata nuk ka dhënë ende masën për 23 të arrestuarit e protestës së dhunshme të 31 Marsit në Rrugën e Kombit, përpara Drejtorisë së Policisë vijon protesta e familjarëve, por edhe mbështetësve të tjerë që kërkojnë lirimin e tyre.

Ndërsa protestës i bashkohen herë pas here edhe deputetë të opozitës, një “mik” i paftuar ka qenë edhe një i moshuar, që siç raporton gazetari Klajdi Bodlli është komunist.

Në videon e siguruar nga “BalkanWeb” i moshuari debaton fillimisht me protestuesit, ndërsa në një moment dëgjohet të thotë: “Komuna do të thotë fronti i popullit bashkëpronar, prandaj duhet të heqim dorë…”.

Por protestuesit nuk e dëgjojnë e bërtasin në kor: “Poshtë komunizmi, “Rama ik”, “Farë e keqe”, “Te sheshi, te sheshi e hodhëm qelbësirën”.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: