Barazimi me Leganen mund t’i kushtonte rëndë Barcelonës, sidomos pas asaj humbje shokuese 4-0 nga Paris Saint Germain, por si gjithnjë ishte shpëtimtari i përhershëm i katalanasve që i dha fitoren në fund të ndeshjes pas një penalltie të ekzekutuar si duhet.

https://www.youtube.com/watch?v=iXWCYa2JBM0

Barça e filloi këtë takim në mënyrën më të mirë të mundshme, ata shënuan në minutën e katër me anë të Lionel Messit pas asistimit të Luis Suarez. Në minutën e 70′ erdhi dhe goli nga skuadra e Leganes që për pak desh futi në krizë të thellë blaugranët, i shënuar nga Unai Lopez.

Vendasit provuan të rikthejnë epërsinë në minutat e mbetura, por për golin e fitores u nevojit të priret deri në minutën e 89-të kur Messi shënoi nga pika e bardhë. Pas kësaj fitore 2-1 në shtëpi, Barcelona rikthehet në vendin e dytë me 51 pikë, një pikë më pak se Real Madrid në vendin e parë, por Los Blancos kanë dy ndeshje më pak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: