TIRANE-Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, por edhe në të gjithë Shqipërinë ndodhi për herë të parë rezeksionit të kancerit të zorrës së trashë me laparoskopi.

Ekipi i klinikes 3 realizoi me sukses rezeksionin e kancerit të zorrës së trashe me laparoskopi. Ekipi i mjekëve prezantoi për herë të parë në QSUT dhe në mbare sistemin publik shqiptar një teknikë kirurgjikale të avancuar në trajtimin e kancerit të zorrës së trashë.

Ky operacion u zhvillua me sukses nga ekipi i mjekëve i përbërë nga: Devid Belalla, Mikena Sotiri dhe Arben Kërciku, të kryesuar nga Prof.Dr Arben Beqiri. Beqiri ka qenë ministër teknik për Shëndetësinë pas paktit Rama-Basha.

“Data e Nderhyrjes Kirurgjikale: 13 Prill 2018 Koha: 10.35 deri 13.50 kohezgjatja 3 ore dhe 15 min,” shkruan profesor Arben Beqiri në operacionin e transmetuar në YouTube.

Ky operacion është vlerësuar edhe nga kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili, i cili në FB shkroi se ishte “krenar per mjeket shqiptare dhe talentin e tyre”.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb