Policia e Tiranës ka goditur një grup që merrej me trafik të lëndëve eksplozive. Sipas burimeve trafiku i armëve dhe lëndëve eksplozive bëhej nga Kosova në Shqipëri.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se policia ka sekuestruar rreth 40 kilogramë lëndë eksplozive. Policia ka bërë kontrolle në Kamzë dhe në një godinë në Bathore.

Në aksion kanë marrë pjesë RENEA dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare. Sipas burimeve janë ndaluar 7 persona, mes të ndaluarve ka edhe shtetas nga Kosova.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb