Ish mbrojtësi i Liverpool, sllovaku Martin Skrtel që luan për skuadrën turke të Fenerbahce ka shënuar një gol që për repertorin e një mbrojtësi rrallë ndodh. Skrtel ka shënuar një gol shumë të bukur, nga ku e mori topin nga mbrojtja për të avancuar drejt sulmit ku pasi kaloi gjysmën e skuadrës kundërshtare lëshoi një goditje të bukur që përfundoi në rrjetë.
Ky gol i mbrojtësit nuk mjaftoi pasi në fund Fenerbahce u mund me rezultat 2-3 nga Konyaspor.
https://www.youtube.com/watch?v=Qf-27_JGt4Q

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: