Mungesa e Ronaldo, Benzema, Marcelo dhe Kros nuk ka penguar Real Madrid që të marrë sot një fitore të pastër 3-1 në fushën e Real Sociedad, për t’i dhënë fund serisë së barazimeve që kishin hedhur dyshime mbi pretendimet për fitoren e kampionatit të skuadrës së drejtuar nga Zinedin Zidan.
15056803504003

Goli i Majoral, autogoli i Rodrigues dhe në fund goli i Bejl, ngjitën madrilenët në kuotën e 8 pikëve pas katër ndeshjeve të para, duke i dhuruar njëkohësisht kësaj skuadre edhe një arritje te veçantë.

Real Madrid barazoi rekordin botëror të Santosit të Pele, duke arritur shifrën e 73 ndeshjeve zyrtare radhazi në të cilën ka gjetur rrugën e rrjetës. Seria kishte filluar në prillin e vitit 2016, çuditërisht po përballë Real Sociedad dhe fillimisht ishte arritur rekordi spanjoll i vënë nga Barcelona, prej 44 ndeshjesh, e më pas ai europian i vendosur nga Bajern Mynih me 61 ndeshje radhazi.

ipiccy-collage-655x368

Sot, me golin e parë të realizuar ndaj Real Sociedad, Real Madrid regjistroi ndeshjen e 73-të zyrtare radhazi në të cilën tundi rrjetën, ashtu si Santosi i Pele që dominonte futbollin në Amerikën e Jugut në vitin 1963. Të mërkurën, përballë Betisit, skuadra madrilene ka mundësi që të bëhet “pronare e vetme” e këtij rekordi të veçantë./PanoramaSport
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb