Rumani- Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Rumani, ku një burrë i ka vënë flakën gruas së vet në prezencë të dy fëmijëve të tyre. Pamjet e tmerrshme janë filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shfaqet gruaja duke qëndruar në një restorant në qytetin Buhusi në pjesën veriore të Rumanisë. Si pasojë e këtij veprimi rrëqethëse, gruaja e pafajshme ka pësuar dëmtime të rënda në trup, e cila në momentin kritik ishte duke qëndruar në tavolinë me nënën dhe dy nga tre fëmijët e saj. Situata u tensionua kur burri sulmoi gruan në prezencë të dhjetëra mysafirëve përfshirë edhe fëmijët e tij, ndërkaq pasi disa minutave ai i derdh një lëndë djegëse dhe i vë flakën, dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

(BalkanWeb)

https://www.youtube.com/watch?v=Rt53YkHGyAs

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: