Një rast flagrant i korrupsionit është bërë publik sot në emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan. Prokurori i denoncuar është Ardian Braho, të cilit i paguhen 18 mijë euro për të hequr bllokimin mbi një sasi parash të ngrira në bankë me dyshimin si para të fituara në aktivitet kriminal.

Personi paguan një oficer të policisë gjyqësore, i cili është sekseri paratë të ndara në 4 pjesë, 3 nga 5 mijë euro dhe 1 nga 3 mijë euro.

Pas marrjes së parave oficeri i premton qytetarit heqjen e menjëhershme të sekuestros. Ai thotë se shkresa shkon sot dhe paratë janë të lira.

Fillimisht në takimin e parë qytetari i kërkon të paguajë shumën në këste, njëherë 8 mijë e më pas 10 mijë euro por oficeri i thotë se duhet ta paguajë të gjithë shumë menjëherë. Ai pohon se nuk merr asnjë prej lekëve vetë. Madje shfaqet i frikësuar në të dy takimet.

Qytetari që ka bërë filmimin e rastit ka deklaruar se i ishin bllokaur 120 mijë euro të fituar në mënyrë të ndershme prej 2 vitesh. Pas peripecive të shumta atij i janë kërkuar 20 mijë euro në këmbim të heqjes së bllokimit.

Pas publikimit të videos, Prokurori i denoncuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Stop’ në TV Klan, Ardian Braho me detyrë Prokuror Rrethi i Tiranës, është pezulluar menjëherë nga detyra bashkë me oficerin e Prokurorisë Fatos Lusha.

Mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka nisur hetimet rreth ngjarjes. Oficerët e krimit ekonomik të Drejtorisë së Policisë Tiranë, kanë shkuar në banesën e Brahos por prokurori nuk ndodhej në banesë. Por vetëm pak minura më pas është bërë shoqërimi i tij në Polici.

DIALOGU
Qytetari – Më është stakuar telefoni . A të erdhi mesazhi? A të erdhi mesazhi?
Oficeri – Jo. E pata në..
Qytetari – Si ia kalove?
Qytetari – Jo. Se s’mund të thirr, më është blloku telefoni. Shif a të ka ardh mesazhi, mesazhi të ka ardh që në mëngjes. Kam marrë operatorin (telefonik).
Oficeri – C’a bone ti?
Qytetari – Si kalove? Unë thashë m.q.s ashtu, me ardh me të taku . Erdha, i thashë atij, që kshu kshu.
Oficeri – Më tha Ardiani do vijë të takojë ai .
Qytetari –C’kemi c’a bone ti ? A fole më me atë, a s’fole a c’a?
Oficeri – Fola. I thashë. T’u prit ato tha, shkresat.
Qytetari– Ëhë.
Qytetari – Po për sa ditë me një fjalë mbasi…?
Oficeri – Sot, sot.
Qytetari – Jo dakord, dakord për ashtu, por mbasi të… Kur mund ta cojmë prapë?
Oficeri – Sot, o sot, direkt.
Qytetari – Po kshu me një fjalë, po të shkoj unë mbaroj punë tashi, mund të shkojë tek banka? Janë të lira lekët mbasdite?
Oficeri – Nuk është mirë me tërheq sot gjë atje, bo muuu kjo punë …
Qytetari – Jo jo.
Oficeri – Cdo lëvizje duket, është e dyshimtë. Qytetari – Jo , po dakord po p.sh unë të thashë edhe atë ditë, po të ishin lekët të pista, se caja kokën .
Qytetari – Më tha edhe Ardiani do t’i coj një shkresë edhe do kthehet përgjigje. Mrena dy-tre javëshit, po them kthehet përgjigja. Ajo besoj që a kthy ka nja një muaj e ca.E ka pa, që nuk janë lekë të pista, janë lekë pune.
Oficeri – Ore ti, imagjino të kishe pas rekorde kriminale e kishin harru ato, e kishin kalu në favor të shtetit.Të kishe pas e zëmë…
Qytetari – Të kishin qenë lekë të pista s’vija as unë me i kërku.Po n.q.s unë coj 10 (mijë euro) sot , 8(mijë euro) atë ditë, që të bëhen 18 (mijë euro) në fund. A është në rregull?
Qytetari – Kam me shku me taku edhe nja dy miq, se të thashë unë s’munem të marr. Unë vetëm 3000 (euro) kam .
Oficeri- Jo, jo nuk bëhet. Po s’u bë sot , ngelet për nga shtatori.
Qytetari – Unë thashë t’i jap kështu (paratë).
Oficeri – Jo pra s’jam t’u i marrë unë copa- copa ( paratë) o burrë . E di sa frikë e kam këtë punë.Hyj unë në siklet për punët e të tjerëve, për sy të ballit. Për kokë të fëmijëve. Se secili ka telashet e veta.Ca më duhet mu?
Qytetari – Me një fjalë mrena javës tjetër është e sigurt d.m.th?
Oficeri – Sot shko shkresa direkt, hiqet sekuestro, e i ke të lira, janë të tuat.Cështja pushohet.Merr vendimin e pushimit.
Oficeri – Jo, me mua s’ke punë, asnjë gjë.
Qytetari – Rregulloheni ju vet, a kupto?
Oficeri- Ore unë asnjë qindarkë, nuk prek gjë. Sikur t’i duan ato me shku me ia lënë aty.S’merrem unë me atë punë . Kam bizneset e mia.S’kam kohë me u marrë me atë punë.


Episodi 3
Oficeri – Pasha zotin jemi bo me hije me këto punë mor q…..kur të shkoj t’i coj .
Qytetari –Për të numëru, s’i kam numëru sic m’i kanë dhënë. Pesë (numëron).T’i jap me gjithë letra, se kshu i kishin bërë gati . Dhjetë . Se qeka kshu . Pesëmbëdhjetë. Këtu duhet të kesh tre, janë të hapme. Duhet të kesh tre.
Oficeri – Po mungun, as unë s’i kam numëru . Po ma dhe na një kafe, si i thonë mirë. Po s’ma dhe prap një qind mijë herë faleminderit.
Oficeri – Nesër.
Qytetari – Mrena javës…
Oficeri – Shiko javën tjetër, sot një qind..
Qytetari – Jo tani s’kam kohë me thënë, se do iki.
Oficeri– Është e mbarume ajo punë, vec bëj pushim kur të vijn i merr krejt.
Qytetari – Me një fjalë do i marr të shtunën tjetër i kam marrë?
Oficeri- Po, po.Pa merak.Faleminderit.
Qytetari – Atë letrën ia more atë letrën , e dokumentat i ke dorëzu?
Oficeri – I ke ti , i merr për vendimin…
Qytetari – Do vij këtu tek ju apo cfarë?
Oficeri – Po jo pra ku të vish pa marrë vendimin unë? Po ashtu hajde në gusht për vendimin, të jem unë ta jap.
Qytetari – Për vendimin s’prish punë, vendimin. Oficeri- Po,po. Lirohet, se shko shkresa atje direkt.
Qytetari – Mirupafshim. Faleminderit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb