Brazilit iu desh të vinte minuta e parë shtesë e kohës së rregullt në ndeshjen kundër Kosta Rikës për të shënuar golin e avantazhit, në një sfidë e cila dukej se do përfundonte me rezultatin e bardhë 0-0.
Ky moment u përjetua shumë nga trajneri i Brazilit, Tite, i cili bëri një festë të papërmbajtur. “Gjenerali” siç njihet ndryshe, u fut në fushë duke vrapuar, por nuk i bëri mirë llogaritë dhe u rrëzua.
Një moment sa emocional aq edhe qesharak, i cili po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale.
Tite gets swallowed up in #BRA's Coutinho goal celebration ? pic.twitter.com/Z1BOFrx4yE
— Planet Fútbol (@si_soccer) June 22, 2018
(e.k/BalkanWeb)