BERAT-Presidenti Ilir Meta ishte ne Berat ku ka përshëndetur Olimpiadën Mbarëkombëtare të Matematikës. Fituesja e olimpiadës me 99 pike është vajza nga Berati, Johana Bendaj nga klasa e 9-të.

Duke i dhuruar dhe një buqetë me lule duke simbolizuar 100 pikë të arritura në këtë olimpiadë, Presidenti u shpreh se ndodh rrallë për të marrë 99 pikë nga 100 të mundshme.

“Matematika është baza e shkencave dhe për të fituar betejat e vështira në jetë, ajo është shumë e rëndësishme. Urova sot dhe ju dhashë me shumë dëshirë dhe krenari medaljet fituesve të talentuar të olimpiadës mbarëkombëtare të matematikës, së mbajtur në Berat, ku morën pjesë nxënës nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Presheva. Një falenderim dhe mirënjohje e veçantë për të gjithë mësueset dhe mësuesit, që përpiqen ta bëjnë matematikën më tërheqëse dhe interesante për fëmijët. Urime për nxënësen nga Berati, Johana Bendaj, fituesen e Olimpiadës, që mori me meritë 99 pikë nga 100 të mundshme, të ndjekur nga të gjithë nxënësit e tjerë, që dolën të gjithë të fituar me pjesëmarrjen e tyre në Olimpiadë dhe vizitën në qytetin e bukur të Beratit”- shkruan Meta ne Facebook.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: