KAVAJË- Shërbimet e Policisë të Komisariatit Kavajë, kanë arrestuar sot dy persona, të cilët akuzohen për vjedhjen e banesave të emigrantëve. Sipas të dhënave zyrtare janë vënë në pranga shtetasit Brian Kollçaku dhe Enxhi Bregu, të cilët gjatë natës u kapën në flagrancë duke vjedhur banesën e një shtetasi emigrant në Itali.
Dy të arrestuarit sipas policisë janë autorë të dyshuar të vjedhjeve të disa banesave të ndodhura në Qerret të Kavajës më 7 qershor 2015 dhe 19 korrik 2015, pronarët e të cilave janë emigrantë në Itali. (m.k/BalkanWeb)