Teksa protesta e opozitës është në përfundim të ditës së dytë të saj, kreu  i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se protesta ishte një nismë kombëtare që do t’i kthejë pushtetin qytetarëve.

“Jemi këtu për t’i kthyer pushtetin qytetarëve. Me këtë qeveri e me këtë parlament nuk ka drejtësi. Fitorja jonë janë zgjedhjet e lira e të ndershme,” tha Basha.

Fitore të popullit, protestën e quajti më herët edhe ish-kryeministri Berisha, i cili tha se populli ishte pushteti moral i vendit, ndërsa qeveria e Ramës ishte pushteti i maskave dhe fasadës

“Zgjidhja është të dëgjohet zëri i qytetarit. Ka dy pushtete sot, njëri i kalbur, njëri në lindje e rritje të madhe. Pushtetit qytetar duhet t’i binden të gjithë. Nuk kërkojnë gjë tjetër veçse zgjedhje. Nuk duan njerëzit të qeverisin nga bandat, nga krimi, nga droga” tha ish-kryeministri.
(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: