TIRANE-Informacioni rreth kontrollit të statusit të të regjistruarve për DV- 2016 do të mundësohet duke filluar nga data 5 maj 2015”. Kështu njoftoi dje ambasada amerikane në Tiranë, e cila publikoi gjithashtu disa pyetjepërgjigje të qytetarëve të interesuar për të marrë një vizë amerikane. Ambasada ka një rubrikë të përsëritur, “Pyesni Konsullin”, që është një koleksion i pyetjeve dhe përgjigjeve të përzgjedhura dhe të përgatitura nga Seksioni Konsullor në lidhje me temat në interesit të qytetarëve shqiptarë, të cilët dëshirojnë të vizitojnë apo të jetojnë në Shtetet e Bashkuara.
PROGRAMI I LOTARISE DV-2016
Regjistrimet janë mbyllur më datë 3 nëntor 2014. Informacioni rreth kontrollit të statusit të të regjistruarve për DV-2016 do të mundësohet duke filluar nga data 5 maj 2015 në faqen e internetit të Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë. Nëse ju jeni përzgjedhur – Urime! Lutemi lexoni në faqen e ambasadës amerikane, nën paragrafin “Të Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë – Përgatitja për intervistën” për informacion mbi përgatitjen për intervistën tuaj.
NJOFTIM PER LOTARINE
DV-2015 Njoftim për aplikuesit në Programin e Lotarisë DV- 2015: Qendra Konsullore Kentucky (QKK) ka shpërndarë një postë elektronike (email) të gjithë personave që janë regjistruar për Programin e Lotarisë DV-2015.

Informacionin e plote e gjeni sot ne Gazeta Shqiptare ne print

(a.n/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb