PRISHTINE– Vizitën e saj të parë zyrtare ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e ka zhvilluar në Kosovë ku është pritur në takime të veçanta nga presidenti Hashim Thaci, kryeministri Ramush Haradinajm dhe ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rustem Berisha.

Ministrja Xhaçka ka siguruar autoritet më të larta kosovare se qeveria shqiptare është avokatja më e fortë edhe më e mirë për antarsimin e Kosovës në strukturat Euro -Atlantike

“Brukseli është më i qartë se kurrë sa i përket kushteve që Serbia duhet të plotësoj për t’u integruar në BE dhe kushti kryesor është integrimi Kosovës”, tha ministrja Xhaçka në takimin me kryeministrin Haradinaj.

Ndërsa në takimin me ministrin e FSK, ministrja e Mbrojtjes tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë edhe Kosovës po ndjenjë prej kohësh nivelin e tyre më të lartë.

Duke dhënë lajmin e mirë, se Atasheu Ushtarak shqiptar tani më do të jetë rezident në Prishtinë, ministja Xhaçka tha se transformimi i FSK është një proces që duhet të kryehet bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Kosova dhe Shqipëria ndajnë të njëtën “ëndërr” atë të integrimit euro-atlantik, të tyre dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor. Europa nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor ashtu si dhe Ballkani Perëndimor nuk mund të jetë përgjithmonë “kopshti i pasëm” – back yard – i Europës. Sa i takon transformimit të FSK, e sigurova zotin Berisha se Shqipëria e sheh atë si një proces të bazuar në kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në bashkëpunim e bashkërendim me partnerët tanë ndërkombëtar. Nuk duhet të mungojë për asnjë moment besimi tek vendet aleate dhe ato partnere, të cilat kanë dëshmuar ndër vite angazhimin më serioz me politikën e tyre të dyerve të hapura. Kosova është gati tashmë të ecë përpara në rrugën e pakthyeshme të integrimit euro-atlantik”, tha ministrja e Mbrojtjes gjatë deklaratës për shtyp me homologun Kosovar

Nga ana e tij, ministri Berisha vleresoi kontributin e qeverisë shqiptare veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe të arsimit. Të dy homologet vizituan QSU, ku aktualisht po ndjekin sdudimet e tyre pesë kadetë Shqiptarë.

Ndërkohë në Akademinë e Forcave të Armatosura, në Tiranë, prej vitit 2010 e deri më sot janë arsimuar edhe trajnuar 110 nënoficere dhe oficerë të FSK.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: