TIRANE- Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me kryeministrin Edi Rama. Reforma në drejtësi është tema në fokus të takimit të mbajtur në ambientet e Kryeministrisë.

Ky takim vjen pas propozimit të ri të ndërkombëtarëve, SHBA-BE, për reformën në drejtësi, i cili u refuzua gjatë ditës së sotme nga Partia Demokratike.

Me anë të një deklaratë për mediat, zyra e delegacionit të BE në Shqipëri, reagoi për fakt, duke shprehur keqardhje për refuzimin nga PD.

Edhe kryeministri Rama reagoi më herët lidhur me qëndrimin e PD, ndërsa e ftoi sërish kreun e opozitës në diskutim për pikat ku ka ngecur procesi i reformës në drejtësi.

Gjatë paradites së sotme, ambasadori i SHBA në vendin tonë, Donald Lu, ka zhvilluar takime me ish-kryeministrin Berisha dhe kreun e PD-së Lulzim Basha.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb