TIRANË- Një i ri është ekzekutuar me armë zjarri në Tiranë. Sipas burimeve nga policia ai është Mario Majollari, 28 vjeç. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:35 në zonën e Kinostudios, në një rrugicë disi të fshehur. “BalkanWeb” sjell pamjet e para nga vendi i ngjarjes ku duket ambulanca teksa merr trupin e pajetë të të riut. Nuk ka ende një informacion zyrtar nga policia por dyshohet se vrasja ka ndodhur për hakmarrje, pasi babai i viktimës është dënuar me burg përjetë për dy vrasje.


vrasje ne tirane ambulanca merr trupn e pajete 1

vrasje ne tirane ambulanca merr trupin e pajete

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb