Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Vrasja në Mat nga killera me pagesë, donin të qëllonin djalin, por derën e hapi babai

Arben Lleshi, i dënuar për vrasje në Angli
Emigranti i vrarë, Agim Hoxha

Hetimet për vrasjen e 60-vjeçarit Hajredin Lleshi në fshatin Rukaj të Matit janë përqendruar vetëm në pistën e hakmarrjes.

Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se nga të dhënat e deritanishme nuk rezulton që familja e viktimës të ketë probleme të tjera dhe se dyshimet bëjnë fjalë për një vrasje me pagesë. Të njëjtat burime bënë të ditur dyshimet se autorët e paguar janë nisur për të vrarë djalin e madh të familjes, 28- vjeçarin E. Lleshi, por ka qenë babai i tij, Hajredini, ai që ka hapur derën e shtëpisë i pari dhe atentatorët kanë hapur zjarr me breshëri, duke e lënë atë të vdekur në vend.

“Kemi dyshime të forta se vrasja në fshatin Rukaj është hakmarrje e pastër e të afërmeve të Agim Hoxhës, emigrantit që u vra në Angli nga nipi i viktimës së 3 netëve më parë, Hajredin Lleshi.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se vrasja është realizuar nga persona të paguar dhe se shënjestra e atentatit mund të ketë qenë djali i madh i familjes Lleshi, E. Lleshi, 28 vjeç, por ka qenë babai i tij ai që ka hapur derën e shtëpisë për t’iu përgjigjur personit që e thirri nga jashtë”, bënë të ditur burime nga grupi i hetimit. Të njëjtat burime thanë se kanë mbledhur informacione, të cilët janë drejt zbardhjes së ngjarjes dhe kapjes së autorëve.

“Ne kemi grumbulluar informacione tërëndësishme që do të çojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve. Kemi dyshime se banorë të fshatit kanë bashkëpunuar me vrasësit. Autorët, pasi kanë djegur makinën e tyre në dalje të fshatit Rukaj, kanë siguruar një makinë tjetër me të cilën janë larguar me shpejtë- si”, thanë drejtues të Policisë Dibër. Po sipas Policisë, familja Lleshi bënte shumë kujdes dhe burrat e saj nuk lëviznin natën. Dyshimet e policisë se shënjestra ka qenë djali i Hajredin Lleshit lidhen me dëshmitë e marra në fshat, ku sipas banorëve kanë pasur të dhëna dhe sinjale nga të afërmit e emigrantit të vrarë se familjen Lleshi do ta shuajnë të gjithën.

Disa vite më parë viktimës në fshatin Rukaj i vranë një tjetër vëlla. Dyshohet se vrasja e dy vëllezërve Lleshi e ka zanafillën pikërisht nga ngjarja e ndodhur në Angli. Burime pranë policisë sqarojnë se më 10 prill të vitit 2012, Arben Lleshi, në atë kohë 25 vjeç, djali i vëllait të viktimës, Hajredin Lleshi, vrau Agim Hoxhën, 29 vjeç. Lleshi u kap nga policia italiane një muaj pas vrasjes dhe u dënua nga drejtësia në Angli me burgim të përjetshëm pas ekstradimit.

Dënimi për Arben Lleshin është dhënë qershorin e vitit 2013. Viktima Agim Hoxha u gjet nga policia në makinën e tij, në ndenjësen e pasme, i vrarë. Policia angleze sqaroi se bëhej fjalë për grabitje, ku Hoxha kishte mbetur i vrarë dhe më pas makinës tip “Benz Mercedes” i është vënë flaka për të humbur gjurmët e krimit. Ngjarja është zbuluar nga kamerat e vendosura në rrugën ku ndodhi krimi i rëndë. Më 12 tetor 2013 dyshohet se të afërm të Agim Hoxhës kanë vrarë në vendin e quajtur “Pujkë” Xhavit Lleshin, vëllain tjetër të viktimës së dy netëve më parë. /panorama/


Komente ( 2 )

  • Po mire more, ju qe bete hakmarrjen kujtoni se do dilni pa gje?. Po faji eshte individual mor kafshe. Si hakmerresh tek njerez qe nuk te kane bere gje. Monstra te prapambetura. Popull inatçi. Prandaj nuk do ecim kurre. STOP HAKMARRJES PRIMITIVE

  • Dhe tani duhet te shuhet nje fis per gabimin qe beri nje idiot. Do te hakmerresh vrit vrasesin jo njerezit e shkrete qe nuk kane lidhje me te.
    Shqiperia nuk behet me. Popull i mesuar te jetoje vetem me dajak dhe kemben ne fyt ndryshe merr zjarr.

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .