ITALI- Një martesë dikur e lumtur por që u mbyll sot me një fund tragjik. Kështu e cilësojnë mediat italiane ngjarjen që tronditi zonën e Busto Arsizio në Varese, kur 62-vjeçari shqiptar Muhamed Vrapi masakroi me thikë, bashkëshorten e tij 10 vjet më të re, Diana Vrapi Koni.

14484841_1229004267162556_5226544045323746874_n

305876_230383440357982_446044351_n

muhamed-vrapi-diana-vrapi-koni-omicidio-616855.610x431
Pak orë pas ngjarjes së rëndë mediat italiane tregojnë detaje nga krimi. Sipas Corriere Della Sera, gruaja është gjetur e shtrirë në shtëpi, kishte pësuar atak kardiak nga goditjet e njëpasnjëshme dhe ishte e mbuluar në gjak.

Mjekët kanë regjistruar të paktën 15 goditje me thikë në trupin e saj ndërsa bashkëshorti ka pranuar menjëherë krimin. Policia është thirrur nga disa fqinjë, të shqetësuar pas britmave që vinin nga banesa e shqiptarit.

Njëra prej fqinjëve ka shkuar të trokasë në portën e Vrapit. Ky i fundit e ka hapur derën dhe nuk ka folur. Në momentin që ka parë shenja gjaku në duart dhe rrobat e tij, ajo e ka kuptuar se diçka e rëndë kishte ndodhur.

Kur policia shkoi në vendngjarje, Muhamed Vrapi qëndronte në oborrin e shtëpisë, pas krimit. Para policisë nuk dha shumë detaje për krimin por deklaroi: Po, e qëllova unë pas një sherri!

Sipas Corriere Della Sera, çifti me origjinë nga Durrësi me nënshtetësi italiane ishin prindër të tre fëmijëve maxhorenë, 2 djemve dhe një vajze. Mosmarrëveshjet mes të dyve kishin nisur vetëm vitet e fundit.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb