ITALI– Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi dyshohet se është një nga autorët e vrasjes së shtetasit Edmond Theodhari, pronar i një lavazhi në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2015, ndërsa në pranga ka rënë Keivi Hysa, 27 vjeç, lindur në Mamurras.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i koordinimit dhe bashkëpunimit mes ZQK Interpol Tirana dhe ZQK Interpol Roma/Itali, më datë 23.02.2018, është bërë kapja dhe arrestimi në Sesto San Giovani/Itali, i shtetasit shqiptar: Keivi Hysa, 27 vjeç, lindur në Mamurras.
Shtetasi Keivi Hysa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin nr. 23-2015-13, datë 17.07.2015, ka caktuar masën e sigurimit personal, “Arrest me burg”, për veprën penale të “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78 e 25 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Në datë 10.07.2015 rreth 01:00, në qytetin e Sarandës, si rezultat i një mosmarrëveshje për motive të dobëta të ndodhur një natë më parë, me pronarin e një auto-lavazhi makinash shtetasin E. M., i kërkuari Keivi Hysa në bashkëpunim me shtetasit E. H, dhe L. H., kanë vrarë me armë zjarri shtetasin E.M. ZQK Interpol Tirana, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, po kryejnë të gjitha veprimet procedurale për ekstradimin sa më të shpejtë në Shqipëri.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: