SERBI-“Nuk i kemi kundërshtarë shqiptarët e as bashkëbiseduesit për çështjen e Kosovës, por ata që e krijuan këtë shtet që na e grabitën atë territor”, ka deklaruar sot presidenti i Serbisë Alaksandar Vuçiç.

Gjatë një interviste dhënë TV Pink, Vuçiç ka thënë se për Kosovën diskutojnë me SHBA-të, Britaninë e Madhe dhe disa vende tjera të Bashkimit Evropian, transmeton Telegrafi.

I pyetur nëse Serbinë po e presin momente të vështirë, ai është përgjigjur duke thënë se vazhdimisht para ballafaqohet me momente të vështira.

“Gjithsesi që ky vit nuk do të jetë i lehtë, do të ekzistoj dëshira që nyja për Kosovën të zgjidhet, por a mundemi ta bëjmë këtë, ne jemi në Serbi në anën tjetër janë autoritet në Prishtinë dhe amerikanët, për të cilët Haradinaj thotë se udhëheqin politikën e jashtme të Kosovës”- ka shtuar Vuçiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb