MAQEDONI-Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev shprehu besimin se vendi nuk ka qenë kurrë më afër arritjes së një zgjidhjeje për emrin me Greqinë megjithatë dështimi eventual “nuk do të thotë fundi i botës”. Këto deklarata Zaev i bëri për agjencinë ‘France Press’.

‘Unë besoj se ne kurrë nuk kemi pasur kushte më të mira për arritjen e një zgjidhje të plotë që do të zgjasë përgjithmonë. Në qoftë se mosmarrëveshja nuk zgjidhet, nuk do të thotë fundi i botës’ – deklaroi Zaev.

Kryeministri Zaev shtoi se Maqedonia do të vazhdojë “programin evropian në një mënyrë apo në një tjetër”. Zaev tha se shumë nga mosmarrëveshjet në lidhje me emrin e Maqedonisë është zgjidhur, por nuk dëshiron të zbulojë detajet e negociatave, sepse “ajo mund të rrezikojë procesin”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb