DIBER– Një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Dibër, ku një 42-vjeçar është vrarë me armë zjarri, strukturat e Policisë kanë zbardhur rrethanat. Në pranga janë vënë dy persona, autori i krimit dhe përkrahësi i tij.

Mbi 37-vjeçarin Viktor (Xhevahir) Elezi, 37 vjeç, banues në fshatin Pollazhan Dibër, rrëndon akuza “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese”.

Ky shtetas, me datë 22.09.2017 rreth orës 01:30 në një lokal në fshatin Blliçe, Dibër, dyshohet të ketë vrarë me armë zjarri tip Pistoletë shtetasin A.K, 42 vjeç, banues në Blliçe, Dibër.

Në momentin e arrestimit, ai ka deklaruar në polici se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia.

Gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar në flagrancë shtetasi Veli Titini, 24 vjeç, banues në fshatin Brest i Poshtëm, Dibër.

Arrestimi i tij “u bë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 300 dhe 302 të Kodit Penal, pasi me datë 22.09.2017 rreth orës 01.30 ka qenë i pranishëm në momentin që është qëlluar me armë zjarri shtetasi A.K, nga shtetasi Viktor (Xhevahir) Elezi, por është larguar dhe nuk është paraqitur për të dhënë shpjegime pranë organeve të policisë për ngjarjen si person që ka pasur dijeni për veprën penale të ndodhur”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: