Pavarësisht se vazhdmisht na thuhet të përdorim fjalëkalime të fuqishme dhe unike, njerëzit akoma vazhdojnë të shfrytëzojnë modele lehtësisht të parashikueshme për të siguruar jetët e tyre online.
Fjalëkalimet më të përdorura për 2016-ën janë “123456,” “qwerty” dhe “111111,” sipas një raporti të publikuar. Çdokush që përdor një fjalëkalim të tillë duhet të nxitojë ta ndryshojë sepse informacionet e tyre nuk janë të sigurta.

Mëse 50% e njerëzve përdorin një prej 25 fjalëkalimeve më të zakonshme tha zhvilluesi i aplikacionit të menaxhimit të fjalëkalimeve Keeper. 17% e tyre përdorin “123456” si gardianin e të dhënave.

Keeper thotë se janë uebsajtet ato që duhet të vihen përpara përgjegjësisë që lexuesit e tyre përdorin të tilla fjalëkalime. “Përgjegjësia më e madhe qëndron tek uebsajtet të cilat nuk aplikojnë politikat më bazike të kompleksistetit të një fjalëkalimi.”

Ekzistojnë pafund softuerë të cilët mund të dëshifrojnë fjalëkalime me gjashtë karaktere në vetëm pak sekonda sidomos kur janë sekuenciale. Mbrojtja më e mirë ndaj këtyre sulmeve është përdorimi i një varieteti numrash, simbolesh dhe gërmash, njofton Pcw.

25 fjalëkalimet më të përdorura të 2016-ës

123456
123456789
qwerty
12345678
111111
1234567890
1234567
password
123123
987654321
qwertyuiop
mynoob
123321
666666
18atcskd2w
7777777
1q2w3e4r
654321
555555
3rjs1la7qe
google
1q2w3e4r5t
123qwe
zxcvbnm
1q2w3e

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: