iPhone-i i fundit i prodhuar nga Apple do të quhet “iPhone X”, sipas një artikulli të publikuar në “The Guardian”.

Emri i smartphone-ut, i cili raportohet se do të ketë çmimin 1000 dollarë, pritet të lançohet të martën në selitë e reja të kompanisë multi-miliardere.

Smartphone-i i ri doli në faqen online të lajmeve mbi Apple, “9to5Mac”. Po ashtu faqja tha se do të bëhet dhe prezantimi i dy smartphone-ve të tjerë iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus.

Ky lançim shënon 10-vjetorin e iPhone, produktit më të sukseshëm të Apple.

Sipas “9to5Mac”, iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus do të kenë përditësime të mira krahasuar me modelet “7” dhe “7 Plus”.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb