De Biazi e ka të qartë se kundër Italisë një pikë do ishte një rezultati i shkëlqyer dhe për këtë arsye ka zgjedhur që sfidën në “Renzo Barbera” ta nisë me 5 mbrojtës duke “blinduar” prapavijën e kuqezinjve.

Bëhet e ditur se katërkëndorin e portës nuk do e mbrojë Alban Hoxha, por Thomas Strakosha, portieri që luan me Lacion dhe njëkohësisht i biri i lojtarit të madh shqiptar Foto Strakosha.
Kombetarja-portieret-490x327
Në mbrojtje, mungesën e dy titullarëve të qendrës, Mavraj – Gjimshiti, tekniku kuqezi pritet ta mbulojë me tre lojtarë. Ajetit dhe Veselit do t’i vijë në ndihmë Kukeli, i cili do të dalë edhe përpara në varësi të situatave që do të krijohen në fazën sulmuese.

Nga krahët, Hysaj nga e djathta dhe kapiteni Agolli në anën tjetër, përveç mbrojtjes, do të kenë detyrë edhe të dalin përpara për të shfrytëzuar hapësirat e lëna nga kundërshtari.

Në mesfushën me katër, qendrën do ta marrin Basha dhe Memushaj, dy lojtarë që e përdorin mirë topin dhe që janë titullarë të rregullt në ekipet e tyre. Krahët do të mbulohen nga Roshi në të djathtë dhe Llullaku në të majtë, me Sadikun të vetëm në sulm, raporton Super Sport.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb