Nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe pritej një reagim shumë i shpejtë nga vendet arabe. Plani i Donald Trump për të zhvendosur ambasadën amerikane në Izrael, nga Tel Avivi në Jeruzalem, ka ndezur reagimin e ashpër të vendeve arabe. Udhëheqësit arabë kanë paralajmëruar presidentin amerikan Donald Trump se lëvizja e ambasadës amerikane në Izrael, në Jeruzalem mund të ketë pasoja të rrezikshme.

I pari që reagoi dhe doli kundër Trump ishte Mbreti Salman i Arabisë Saudite i tha kreut amerikan se çdo masë e tillë do t’i provokonte myslimanët në mbarë botën. Ky reagim i ashpër vjen pas spekulimeve se Donald Trump ka ndërmend të njohë Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, çështje kjo nga më të ashprat mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Nëse Uashingtoni e njeh Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, do të ishte vendi i parë që ta bëjë këtë që nga themelimi i shtetit në vitin 1948.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb