*Banorët: Ambulanca erdhi me vonesë
*Banorët: Shefi i policisë tha se në banesë nuk kishte njeri. Djali vdiq nga neglizhenca
*Dyshime shkak i zjarrit një rrjedhje gazi ose shkëndije elektrike

TIRANE-Një zjarr i madh, i cili përfshihu një banesë në zonën e Unazës së Re ka rezultuar fatal për një fëmijë 4 vjeç.

Burime policore bënë me dije se flakët ranë në një apartament në katin e 7-të në pronësi të A. Nezhës. Të njëjtat burime pohuan se brenda apartamentit ka qenë çifti Nezha, një fëmijë 7-muajsh dhe djali 4 vjeç, i cili për pasojë nuk mundi të dalë nga banesa, duke humbur kështu jetën. Falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse është bërë e mundur evakuimi i vajzës së mitur dhe çiftit, të cilë janë nxjerrë në gjendje asfiksie. Po ashtu, mësohet se nga flakët, 3 efektivë të forcave zjarrfikëse janë asfiksuar, përkatësisht Shkëlzen Muça, Arif Kullolli si dhe G. Muçollari.

Nga hetimet e deritanishme ka dyshime se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi apo dhe një shkëndijë elektrike, afër ballkonit, atje ku ka qenë dhe fëmija 4 vjeç.


Ndërkaq në vendngjarje, tre forca zjarrfikëse, bënë të mundur evakuimin e banorëve të pallatit. Pas ‘luftës’ me flakët, forcat zjarrëfikëse kanë arritur të shuajnë zjarrin, ndërsa në apartament është shkrumbuar gjithçka.

BANORËT: AMBULANCA ERDHI ME VONESË, SHEFI I POLICISË THA SE NË BANESË NUK KISHTE NJERI. DJALI VDIQ NGA NEGLIZHENCA
Nga ana tjetër, banorët e pallatit janë shprehur për News24 se ngjarja ndodhi rreth orës 18:45, ndërsa ata i kanë adresuar fajin shërbimit zjarrfikës, se kanë ardhur 30 minuta me vonesë.

“Kur po ngjisja shkallët, njoftova dhe zjarrfikëset. bashkë me mua ishin dhe dy efektivë, bëmë të pamundur që të shuanim zjarrin. por zjarrfikësja u vonua mbi 30 minuta, Nuk po them se është faji i zjarrfikëses, por s’ka shërbim ambulator. Moment kur erdhi zjarrfikësja, disa nga familjarët që ishin në pallat ndihmuan çiftin të dilnin. Nuk hipnin mjekët në pallat. Gjysmë ore që të hapeshin tubat e ujit. në momentin kur dolën familjarët, pyetëm se kush do ti transportonte. Çifti u transportua me furgon mallrash, jo me ambulancë. Foshnja është nxjerr nga një banor, dhe është strehuar këtu. Shefi i Policisë thoshte se nuk ka njeri brenda, ne insistuam dhe i thamë se aty kanë njeri brenda. Më pas na thanë se fëmija kishte vdekur. Ishte gjetur në ballkon. Akoma se dimë nëse fëmija ka dalë nga apartamenti apo jo.”, tha banori i zonës, i cili ka qenë dhe dëshmitar okular i ngjarjes.

POLICIA: SHKAK I ZJARRIT, BOMBULA E GAZIT
“Në Unazë të Re, rruga “Astrit Losha” në një banesë në kate të shtatë të shtetasit Amarildo Nezha rreth 35 vjeç, ka rënë zjarr. Me mbërritjen e shërbimeve policore dhe zjarrfikës evakuohet çifti i bashkëshortëve së bashku me fëmijën e mitur të seksit femër të cilët janë jashtë rrezikut për jetën dhe fëmija e moshës 4-5 vjeç A.Nezha ka gjetur vdekjen si pasojë e flakëve si pasojë e flakëve të shumta. Nga hetimet e para dyshohet se shkak i kësaj ka qenë një bombul gazi. Zjarri ka nisur nga ballkoni I baneses. Policia në vendgjarje për hetime te metejshme”, citohet në njoftimin e policisë.

Një ditë më parë, 33 persona u lënduan pas shpërthimit të bombolës së gazit në një lokal në Dardhas të Pogradecit.
(el.sp/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: