Paris SG dhe Monaco kanë zyrtarizuar mbylljen e marrëveshjes për futbollistin Kylian Mbappe. 18-vjeçari i cili sezonin e fundit u shpall kampion me Monaco-n, nga sot është pjesë e kryeqytetasve.

Mbappe ka kaluar në formë huazimi të për një vit te Paris SG, ndërsa vitin e ardhshëm parizienët do të paguajnë 180 mln euro për blerjen përfundimtare të futbollistit. Adoleshenti i cili sezonin e kaluar mrekulloi me lojën e tij do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me klubin e ri.
kylian
Për Kylian Mbappe dy klubet kishin rënë dakord me kohë, por zyrtarizimi po vonohej për shkak të hetimit që “Uefa” po kryente ndaj Paris SG për shkeljen e “Fair Play Financiar”. Gjithsesi Naser Al-Khealifi i ka anashkaluar këto prebleme duke e bërë lojtarin të dytin më të shtrenjtë në merkaton e transferimeve.

Kujtojmë që më herët Paris SG transferoi nga Barcelona Neymar për 222 mln euro, në total për dy futbollistët klubi parisien ka paguar 402 mln euro. Për të justifikuar investimet presidenti i Paris ka kërkuar që futbollistët t’i sjellin trofeun e “Champions League” në “Parc des Princes”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb