Largimi i Kylian Mbape drejt Real Madridit mund të provokojë një reagim nga klubi parizien. Ideja është për një “hakmarrje” që do të prekte drejtpërdrejt klubin madrilen. Ai lojtar nuk është askush tjetër veçse Vinicius, i cili do të hynte në radarin e PSG-së si zëvendësues për Mbappe.

Kjo është, të paktën, ajo që tha gazetari francez Daniel Riolo në “RMC Sport”: “Imagjinoj që me Mbappe te Real Madridi, mendoj se PSG do të përpiqet të marrë Vinicius. PSG do të përpiqet të marrë Vinicius. Do të përpiqet, nuk po them se do t’ia dalë dot mbanë. Kur Al Khelaifi dëshiron diçka, është në gjendje të krijojë panik te Real Madridi. Nëse akordon një shumë të konsiderueshme, është e mundur që Florentino Pérez të heqë dorë nga braziliani”.

Sigurisht, për gazetarin francez, PSG do të ishte gabim nëse do të nënshkruante me Vinicius: “Personalisht mendoj se nënshkrimi i Vinicius do të ishte gjëja më e keqe në botë. Në Paris i jap atij 3 muaj para se të fundoset plotësisht”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb