ITALI – Matteo Renzi ka zyrtarizuar dorëheqjen si lider i Partisë Demokratike pas humbjes së thellë në zgjedhjet e zhvilluara në Itali.

Ky lajm u bë i ditur në fillim nga burime brenda partisë dhe më pas u konfirmua dhe nga vetë Renzi.

“Po lë drejtimin e partisë, duhet të hapet një faqe e re,” është shprehur ai në një konferencë të zhvilluar pak minuta më parë.

Dorëheqja e tij dukej çështje minutash përpara daljes publike që vonoi deri sot pasdite. Renzi qëndroi i mbyllur në zyrën e tij me më të besuarit.

Renzi: Jap dorëheqjen pas formimit të qeverisë

Është e qartë që do e lë udhëheqjen e Partisë Demokratike pas këtij rezultati. Madje i kërkova Orfinit të thërrasë asamblenë për të hapur fazën e kongresit në fund të zgjidhje se parlamentit dhe formimit të qeverisë së re.

Renzi : Nuk arratisem, do të bëj senatorin e thjeshtë

“Nuk do të arrastimsem. Me të mbaruar procesin e seances  së Parlamentare dhe të formimit të qeverisë , unë do të bëj  një pune që më tërheq: senatorin e thjeshtë, senatorin e Firences, Skandici, Insigna e Impruneta” .

Renzi : Ishte gabim mos bërja e votimeve në vitin 2017

“E pranoj që kemi bërë shumë gabime. I pari ishte që nuk kuptuam që ishte gabim mos votimin në vitin 2017, në të cilën do të mund të imponohej një fushatë mbi një agjendë europiane. Gabim tjetër ishte fakti që në fushatë zgjedhore ishim shumë teknikë, nuk treguam gjërat që bëmë e që duhet të bënim”
 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: