SUDAN-Të paktën 22 studentë humbën jetën, kur një anije që mbante më shumë se 40 fëmijë, u mbyt teksa po kalonte në lumin Nil në Sudanin verior, tha agjencia shtetërore e lajmeve SUNA.

Forcat e mbrojtjes civile po kërkojnë ende për udhëtarët e humbur, por nuk kanë gjetur trupa të tjerë, shtoi agjencia. Një punonjës i ndihmës së shpejtë gjithashtu u mbyt.

SUNA raportoi se anija u mbyt rreth 750 kilometra në veri të kryeqytetit Khartoum, pas një defekti teknik që pati.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb