Andrés Iniesta ka shënuar golin e tij të parë për klubin e ri në Japoni, Vissel Kobe. Goli i Iniestas ishte tipik për të kur me një driblim spektakolar kaloi mbrojtësin e më pas edhe portierin për të shënuar.
Ky është goli i parë i Iniestas pas tri paraqitjesh për Vissel Kobe. Në Japoni Iniesta u transferua nga Barcelona ku kaloi gjithë karrierën e tij futbollistike.