Nga Enrik Mehmeti
Ditët e fundit qyteti i Vlorës është kthyer në pikën e ndalesës së jahteve turistike. Me vlerë qindra miliona euro, brenda jahteve luksozë gjenden personalitete të cilat nuk dëshirojnë të identifikohen por që nuk i kanë shpëtuar syrit të vëmendshëm të banorëve. Sheik arabë dhe lordë kanë vizituar Vlorën duke e kthyer në një stacion të udhëtimeve të tyre.

Jahte të tilla janë pothuajse të përditshme në Vlorë. Disa prej turistëve zgjedhin të qendrojnë brenda tyre dhe të tjerë shkojnë në drejtim të pikave turistike të qytetit.

Në vitet e kaluara Vlora ka qenë një pikë e cila evitohej prej miliarderëve apo VIP-ave. Tashmë është krejt e kundërta duke krijuar një pamje interesante për vet banorët e qytetit apo turistët.
Drejtuesit e portit thonë se sipas informacioneve të marra nga agjencitë, kthimi i Vlorës në një pikë atraktive për pronarët e jahteve lidhet me sigurinë.

Aktualisht ka rënë frika e mungesës së sigurisë çka bën që turistët të kenë një destinacion më shumë. Vizitorët janë nga më të ndryshmit ku ndër të fundit ka qenë një familje e pasur arabe.

Sipas informacioneve, në Vlorë ka qenë edhe pronari i klubit të Totenham Daniel Levy. Ai ka vizituar qytetin jugor me dy jahte, në njërin qëndronte me bashkëshorten dhe në tjetrin qëndronin fëmijët, raporton “BalkanWeb”.

LONDON, ENGLAND – SEPTEMBER 26: Tottenham Hotspur Chairman Daniel Levy looks on prior to the Barclays Premier League match between Tottenham Hotspur and Manchester City at White Hart Lane on September 26, 2015 in London, United Kingdom. (Photo by Julian Finney/Getty Images)Një prej tyre kishte dhe helikopter. Vetëm vlera e karburantit të marrë në port përpara nisjes i kalonte 200 mijë euro. “BalkanWeb” ka siguruar foto dhe video nga vizitat e jahteve luksoze në port.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: