TIRANË- Nuk dihet kush e ka shkrepur foton, por zëdhënësja e Partisë Demokratike është ajo që e ka postuar në rrjetet sociale. Në të shfaqen deputetët socialistë, Pjerin Ndreu e Xhemal Qefalia, së bashku me ish kolegët e tyre, Piro Lutaj e Arben Ndoka. Ata shfaqen të qeshur ndërsa konsumojnë një kafe me njër-tjetrin.

Zhupa ka bërë interpretimin e fotos, duke u shprehur se ata po përgatiten për zgjedhje, madje e cilëson ish-deputetin Ndoka, “ekspert” në fushën e fitimit të tyre.

I menjëhershëm ka qënë reagimi i deputetit Pjerin Ndreu, i cili e ka marrë në mbojtje ish-kolegun socialist. Pas tij reagoi edhe Piro Lutaj

STATUSI I INA ZHUPËS
“Po pergatiten per zgjedhjet e rradhes me “ekspertin zgjedhor” Arben Ndoka!!!
Rama nuk heq dore jo. E di qe pa njerez me “vlera” te vecanta ka zero shanse te fitoje zgjedhje. Prandaj ka nisur ti therras ku jane e ku sjane edhe pse dekriminalizimi ia nxori jashte sistemit.
P.S: Besoj se kjo foto ne diskutimin me Hahn e sjell Shqiperine me afer Evropes”, shkruante ajo.

REAGIMI I PJERIN NDREUT
O partia e llapaqeneve dhe injoranteve qe quhet PD ! Arben Ndoka eshte njeri i lire dhe mund te pije kafe me kedo!
Po ca jane keto brockulla per pergatitje zgjedhjesh, idiotesi e gomarlleqe qe vec ju dini ti thurni! As ne kohen e Partise Punes nuk ka bere vaki qe nje kafe te demaskohet me fantazi te shfrenuara e catrafiluara si ju !
Po ku keni moral ju kriminele qe vrate 26 njerez ne Gerdec, 4 te pafajshem ne bulevard e sa e sa maskaralleqe te tjera!
Ne llumin ku notoni ju Arben Ndoka eshte ku e ku!!!
Si nuk u ngopet duke u nxire jeten njerezve qe keni kundershtare duke ju numeru edhe kafet e tavolinave!
Jeni dhi te zgjebosura me bishtin perpjete!
Fosile te shemtuara te se kaluares !


REAGIMI I PIRO LUTAJT
“Hajde lajm, hajde!!
Nesër do pyes ndonjë gazetar nëse postimi i zëdhënësees së PD për një kafe mes miqsh, konsiderohet lajm!
Gjithësesi, ky tekst i postuar nga kjo çupa, tregon nivelin bastard të politikës, nga PD-ja e LuStraSagri etj etj!!
Me këtë çupën, hë për hë nuk merrem thjeshtë për arsye njerëzore”, shkruan ai.
Ndërsa Pjerin Ndreu ka qenë edhe më i ashpër në reagimin e tij.
“O partia e llapaqeneve dhe injoranteve qe quhet PD!
Arben Ndoka eshte njeri i lire dhe mund te pije kafe me kedo!
Po ca jane keto brockulla per pergatitje zgjedhjesh, idiotesi e gomarlleqe qe vec ju dini ti thurni!
As ne kohen e Partise Punes nuk ka bere vaki qe nje kafe te demaskohet me fantazi te shfrenuara e catrafiluara si ju !
Po ku keni moral ju kriminele qe vrate 26 njerez ne Gerdec, 4 te pafajshem ne bulevard e sa e sa maskaralleqe te tjera!
Ne llumin ku notoni ju Arben Ndoka eshte ku e ku!!!
Si nuk u ngopet duke u nxire jeten njerezve qe keni kundershtare duke ju numeru edhe kafet e tavolinave!
Jeni dhi te zgjebosura me bishtin perpjete!
Fosile te shemtuara te se kaluares”, shkruan ai.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb