Deputeti i PS Xhemal Qefalia, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me rikthimin e jetës normale parlamentare pas pesë muajve kaos.

Deputeti tha se më në fund grupi i PD ka hequr dorë nga mbyllja e mikrofonëve dhe tymnajat në Kuvend dhe barrikadat e përplasjet me Gardën, ndërsa ka shtuar se është arritur bashkimi i disa pjesëve të Partis Demokratike.

“Qetësinë nuk na e solli PD. Grupi ka hequr dorë nga tymnaja dhe mbyllja e mikrofonëve. Ne kemi vijuar në normalitet, ndoshta jo në rendimentin e duhur por kanë vijuar.

Nuk kemi plotësuar asnjë kusht, kemi qenë të hapur për të pasur komunikim, ata kanë pasur të gjithë mundësinë që të krijonin komisionet, t’i propozonin dhe të bënin objektin e komisionit në përputhje me Kushtetutën. Qëllimi i tyre ishte të bashkoheshin , mbase u bashkuan dy pjesë dhe ka ende pjesë për t’u bashkuar.

Mes nesh nuk është marrëveshje. Morën disa poste e privilegje, dikush nënkryetar, dikush tjetër një post tjetër dhe menduan që brenda llojit u konsoliduan, sepse në fragmente e kanë pasur shumë të vështirë”, tha ai.

Qefalia foli edhe në lidhje me Amnistinë Penale dhe dyshimet se marrëveshja me opozitën u arrit me qëllimin për të siguruar vota për ta miratuar atë.

“Gjithçka që u arrit nuk ka lidhje me mbledhjen e votave për Amnistinë Penale. Nëse themi do kemi çdo vit amnisti atëherë nxisim krimin. Ne besojmë se deputetë të përgjegjshëm do ta votonin Amnistinë, sepse nuk është amnisti e PS. Pjesa më e madhe e protagonizmit në Kuvend ishte pjesa që u shkëput nga Basha. Donin të binin në sy të Rithemelimit.
Amnistia mund të votohet seancën tjetër. Presim të marrë votat absolute”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: