TIRANE

Këngëtari i njohur kosovar, Blero Muharremi ka zgjedhur t’i dedikojë mamasë së tij fjalët më të ndjera në ditën e saj të lindjes.

“Mami nuk e di engjujt se ku jetojnë, por diçka është e sigurt që 1 engjëll po e lexon mesazhin tim tani. Uroj që të jesh mirë mam. Urime ditëlindja dashuria ime”, ka shkruar Blero krah postimit ku shfaqen së bashku me mamanë e tij përqafuar.

Këngëtari nuk ka hezituar asnjëherë t’i shprehë dashurinë publikisht njerëzve të tij më të rëndësishëm, si bashkëshortes, vajzës dhe mamasë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb