TIRANE – Një muaj më parë bëri bujë sherri mes Encës dhe Rosela Gjylbegut dhe gjithçka nisi kur kjo e fundit e ftuar në “Shiko kush luan” u shpreh se nuk do bashkëpunonte kurrë me Encën.
roselaEnca
Ndërkohë Enca shpërtheu menjëherë në rrjetet sociale, duke e quajtur Roselën “gjyshe” dhe se po mundohej të tërhiqte vëmendjen. Rosela nuk reagoi fillimisht dhe e ftuar pak kohë më parë në “Kush vjen për drekë” u shpreh se nuk donte ta komentonte këtë pjesë sepse nuk është personazh që do të bëjë zhurmë.

Ndërsa së fundmi në një intervistë në emisionin “Siluetë”, këngëtarja ka dhënë një përgjigje për faktin pse zgjodhi Encën, duke u shprehur se nuk kishte asgjë personale me të.

“Ta përmendim, nuk ka asgjë të keqe. Nuk kam asgjë me të, nuk e di pse e keni marrë me kaq shqetësim. Pse e përmenda? Thjesht ndodhi. M’u desh të thoja një emër dhe e thashë”- ka thënë Rosela.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb