TIRANË

“1 Qershori” u festua me këngë e valle nga fëmijët e Qëndrës “Pëllumbat” në kryeqytet. Fëmijët me aftësi ndryshe gjetën argëtim përmes punimeve të kryera me dorë dhe pikturave të realizuara aq bukur, të cilat i ekspozuan në ambientet e kësaj qendre.

Ashtu siç është bërë traditë çdo vit, “Fondacioni FAB” gjendet gjithmonë mes këtyre fëmijëve, përmes përkujdesjes dhe dhuratave duke u rikthyer buzëqeshjen dhe duke sjellë  ngrohtësi në strehëzën e tyre. Fëmijët u lumturuan kur në derën e qendrës u shfaqën vullnetarët e fondacionit ‘FAB’, të cilët shpërndanë dhurata me shumë dashuri për ta.

Drejtoresha e qendrës ‘Pëllumbat’, Anila Shenjtolli dhe fëmijët nuk reshtën së falenderuari ‘Hysenbelliu Group’ dhe fondacionin FAB, për ndihmën e vazhdueshme dhe përkujdesjen ndaj tyre.  Një vazo me lule e përgatitur nga fëmijët e kesaj qendre iu dhurua Zv.Presidentit të grupit “Hysenbelliu” dhe fondacionit FAB, Fatmir Hysenbelliu.

Qendra e zhvillimit “Pëllumbat” ka në fokus edukimin, rehabilitimin dhe  krijimin e kushteve sa më të përshtatshme për fëmijët me aftësi ndryshe. Fondacioni FAB mbetet i përkushtuar përmes kontributit dhe misionit për t’u gjendur pranë fëmijëve që kanë nevojë, një shembull i shkëlqyer për shoqërinë shqiptare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: