Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me rastin e kryebashkiakut të Devollit, i cili krijonte tendera fiktivë për rregullimin e rrugëve.

Në një postim në Facebook, Salianji u shpreh se modeli i këtij kryebashkiaku, është personifikim i Rilindjes.

Ai tha se në rast se në lidhje me këtë çështje nuk do të veprojë prokuroria, do të jenë qytetarët që do të thonë fjalën e tyre më 14 maj.

Postimi i plotë:

Modeli i kryebashkiakut të Devollit personifikon rilindjen dhe zgjedhjet e saj edhe kur nuk kishte garë!
Investigimi gazetarëve faktoi se si vidheshin 100 milion lek duke shkaktuar dëm të dyfishtë qytetarëve të Devollit, taksat ju vidhen dhe rrugën nuk shtrohen!

Prepotenca dhe dhuna ndaj gazetares kurajoze që kryente investigimin ishte për ti vënë kapak!
Vjedhin, shkatërrojnë, braktisin dhe në fund kanë guximin të dhunojnë këdo që i kap me lek në duar!
Nëse prokuroria nuk e shikon rastin qytetarët do ta flakin në 14 Maj duke zgjedhur tjetër model!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb