ITALI

Italia është vendi i tretë në botë, pas Kinës dhe Koresë së Jugut për sa i përket numrit të të prekurve nga koronavisuri. Po ashtu Italia ka edhe një numër të lartë të vdekjeve nga koronavirusi, ku deri tani ka arritur në 11 dhe janë infektuar 322.

Ndërsa në Korenë e Jugut të vdekurit janë 10 ndërsa të infektuarit janë 977. Përqindja e lartë e të vdekurve të Itali ka lidhje me moshën e lartë të popullsisë. Të paktën kështu ka deklaruar drejtori i departamentit të sëmundjeve infektive gjatë një konference për shtyp.

“Në Itali është një popullsi e moshuar dhe kjo shpjegon edhe përqindjen e lartë të të vdekurve nga virusi i tmerrshëm, e cila është 2-3%. Të moshuarit janë më të brishtë dhe nga viruset duhet të mbrohen patjetër duke bërë një vaksinë”- kështu ka deklaruar drejtori i departamentit të sëmundjeve infektive gjatë konferencës për shtyp.

Në Kinë numri i të prekurve nga virusi i tmerrshëm ka shkruar në 2 663, ku vetëm në provincën e Hubeit janë 2563 të vdekur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb