IGUMENICE- “BalkanWeb” ka zbuluar identitetin e 7 shqiptarëve të arrestuar në Igumenicë, pranë kufirin greko-shqiptar, pasi transportonin në këmbë 125 kg marijuanë drejt Greqisë.

Të arrestuarit janë:

1. Ilia Myrtaj, 22-vjec, lindur ne Fier
2. Xhuljano Haruni, 24-vjec, lindur ne Sarande
3. Klaudio Pepa, 24-vjec, lindur ne Lushnje
4. Albano Hadaj, 23-vjec, lindur ne Permet
5. Anton Daka, 22-vjec, lindur ne Shkoder
6. Klaudio Dervishanji, 21-vjec, lindur ne Gjirokaster
7. Gramoz Muhollari, 26-vjec, lindur ne Permet.

Policia greke ka pikasur mbrëmë në darkë  grupin prej 7 personash që po kalonte më këmbë kufirin (6 ishin bashkë dhe 1 kontrollonte rrugën), 6 prej të cilëve mbanin në krahë nga një çantë.

Gjatë ndërhyrjes, policia zbuloi se në 6 çantat ndodheshin 111 pako me 124 kg 790 gram marijuanë.

Prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenicë, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Artë, Aitiloakarnania, Kostur, Grevena, Follorinë, Aleksandroupoli, etj. policia greke ka sekuestruar rreth 8.6 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb