Pas projektit të fundit muzikor të titular ‘Gazin n’fund’, reperi i njohur Stresi duket se do të vijë me një tjetër këngë. Këtë e ka treguar vetë ai me anë të një postimi në ‘Instagram’.

“Më në fund hiti i hiteve që do të mbahet mend gjatë mbaroi! Kënga titullohet ‘A t’ka marrë malli’, e kam ftuar në bashkëpunim sepse e meritoi dhe ju prezantoj talenten e ardhshme @melissahalilaj”, ka shkruar reperi krah fotos me vajzën me të cilën ka bashkëpunuar.
Siç kuptohet nga titulli fabula e këngës do të flasë për një histori dashurie, megjithatë Stresi nuk ka zbuluar asnjë detaj më shumë.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb