15 mijë operacione të neurokirurgjisë tregon se ka kryer gjatë jetës së tij mjeku i njohur shqiptar Mentor Petrela. Në një intervistë përballë gazetarit Blendi Fevziu, mjeku Petrela ka treguar për momentet e vështira që ka kaluar në rrugëtimin e profesionit të tij.

Blendi Fevziu: Si është të çohesh në mëngjes me idenë që ti sot ke në dorë jetën e 2, 3 apo 4 personave?

Mentor Petrela: Është një përgjegjësi e madhe.

Blendi Fevziu: Si e përjeëtoni ju apo me kalimin e kohës kalohet dhe kthehet në një lloj normaliteti?

Mentor Petrela: Ajo asnjëherë nuk kalohet. Ti gjithmonë ke një ankth para se të futesh në operacion. Unë kam bërë 15 mijë operacione elektive, nuk është pak.

Blendi Fevziu: Të neurokirurgjisë?

Mentor Petrela: Po.

Blendi Fevziu: Që nuk e di sa vite i bie që ju keni operuar?

Mentor Petrela: Nuk i kam hyrë kësaj, por kjo është shifra.

Blendi Fevziu: Kush kanë qenë momentet më të vështira?

Mentor Petrela: Në lloj-lloj rrethanash. Ka rrethana që thua po unë çfarë dua këtu me këtë zanat?

Blendi Fevziu: Ia thua ndonjëherë vetes?

Mentor Petrela: Po.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb